Formacionet e Inter-B.M’Gladbach: Covid “zgjedh” titullarët e zikaltërve

21 Tetor 2020
20:04
Denis Hakanaj
back button

Inter do ta fillojë aventurën në Champions League 2020/21 mbrëmjen e sotme kundër Borussia Monchenglabach.

Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare të skuadrave.

Antonio Conte ka qenë i detyruar të bëjë një revolucion në ekip dhe ta aktivizojë Eriksen-in si titullar për shkak të dëmtimeve dhe lojtarëve të infektuar me Covid-19.

Kështu, danezi do të luajë mbrapa krahëve të Romelu Lukaku-t dhe Alexis Sanchez, ndërsa Matteo Darmian do të bëjë debutimin e tij duke marrë vendin e Hakimit, i infektuar nga virusi.

Formacionet zyrtare

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Kolarov; Darmian, Barella, Vidal, Perisic; Eriksen; Lukaku, Alexis Sanchez

Borussia Monchengladbach: Sommer; Lainer, Ginter, Elvedi, Bensebaini; Kramer, Neuhaus; J Hofmann, Embolo, Thuram; Plea

Lajme të tjera

Lajmet e fundit