Formacionet e Izrael-Shqipëri: ja zgjedhjet e bëra nga trajneri Reja

24 Shtator 2022
20:06
Denis Hakanaj
back button

Shqipëria do të zbresë sot në fushë për t’u përballur në transfertë kundër Izraelit. Kombëtarja kuqezi është në kërkim të fitores së parë në Grupin 2 të Ligës B pas barazimit me Islandës dhe humbjës së pësuar në shtëpi kundër Izraelit.

Skuadrës së Reja-s i duhet patjetër fitorja mbrëmjen e sotme për të mbajtur gjallë ëndrrën e ngjitjes në Ligën A të Nations League.

Për ta bërë një gjë të tillë trajneri i kombëtares ka zgjedhur t’ia besojë sulmin dyshes Broja-Cikalleshi, të cilët do të jenë të mbështetur nga Asllani.

Në mesfushë do të rreshtohen nga minuta e parë Gjasula, Laçi, dhe Abrashi, ndërsa katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Hysaj. Në portë Strakosha.

IZRAEL (4-3-3): Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Konichowski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Weisman.

SHQIPËRI:  (4-3-1-2): Strakosha; Balliu, Ismjali, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit