Formacionet: Gjoka me eksperimente ndaj Skënderbeut / Tirana e nis në sulm

24 Prill 2019
15:29
Eraldo Harlicaj
back button

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë do të luhen sot prej orës 16:00. Fatet e sezonit të disa prej ekipeve vendosen në 180 minutat e këtij turi. Kukësi dhe Skënderbeu janë çifti më intrigant, pasi të dy ekipet kanë dalë thuajse nga objektivat në kampionat dhe synojnë të mos e mbyllin vitin me trofe. Në krahun tjetër, Tirana dhe Luftëtari do të ndalen nga lufta për mbijetesë në kampionat te kalimi në finale në Kupën e Shqipërisë. 

Trajnerët kanë publikuar formacionet e tyre në sfidat përkatëse. Trajneri Ernest Gjoka vazhdon t'i besojë dyshes Reginaldo-Shkurtaj. Të dy sulmuesit janë zgjedhje e parë e Gjokës për të dalë te goli. Probleme në mbrojtje, me Gjokën që kalon Ethemin në të djathtë dhe i beson Musollit në mesfushë. Nuk ka ndryshime për Shehin. 

Trajneri Ardian Mema në sfidën ndaj Luftëtari ka zgjedhur një formacion sulmues. Ngoo do të jetë në majë të sulmit me Oduamadin. Ahmataj nga krahu tjetër zgjedh të pushojë Dungën. 

KUPA E SHQIPËRISË – Faza gjysmëfinale
E mërkurë, më 24 prill, ora 16:00

Kukësi – Skënderbeu 
Kukësi: Frashëri, Teqja, Musolli, Cuculi, Rrumbullaku, Ethemi, Limaj, Rroca, Çyrbja, Reginaldo, Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka
Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Kaba Sambu, Radas, Abazi, Dita, Sibo, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Luftëtari – Tirana 

Luftëtari: E.Bakaj, Rrapa, R.Hoxha, Kotsionis, Jackson, Aleksi, Rrapo, Fili, Ymeraj, Demo, Oshafi. Trajner: Julian Ahmataj
Tirana: Abibi, Doka, Goxha, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Mawejje, Hasani, Oduamadi, Cobbinah, Ngoo. Trajner: Ardian Mema

Lajme të tjera

Lajmet e fundit