FORMACIONET: Guardiola dënon yllin e ekipit, Arsenali nuk grumbullon Xhakën

15 Dhjetor 2019
16:46
Eraldo Harlicaj
back button

Arsenali do të luajë kundër Manchester City-t prej orës 17:30. Të dy ekipet duhet të marrin pikë, ndërsa trajnerët kanë bërë me dije formacionet. Një ndalesë e “Qytetarëve” do të sillte “vrasjen” e kampionatit me Liverpoolin që do të ishte 14 pikë larg. 

Guardiola ka hedhur nga minuta e parë ekipin më të mirë, por ka habitur me zgjedhjen e tij duke lënë në stol Bernardo Silven. Portugezi nuk do ta luajë si titullar, ndërsa në majë të sulmit do të jetë Gabriel Jesus në mungesë të Agueros. Fernandihno do të luajë në qendër të mbrojtjes, pasi kampionët kanë probleme me dëmtimet. 

Arsenali ka publikuar ndryshimin dhe duket se janë konfirmuar lëvizjet e fundit të “Topçinjëve”. Pepe do të jetë sërish titullar me Aubameyang dhe Martinellin, ndërsa Ozil mbetet pjesë e formacionit. Mbrojtja ka ndryshime, pasi Kolasinac do të luajë si titullar. David Luiz e nis nga stoli, ndërsa Granit Xhaka është i dëmtuar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit