Formacionet: Klopp me artilerinë e rëndë, United pa yllin e ekipit

19 Janar 2020
16:42
Eraldo Harlicaj
back button

Kryendeshja e ditës së sotme në kampionatet elitare të Europës është ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester United. “Redsat” kanë dy motive për të fituar, pasi “Djajtë e kuq” janë të vetmit që i kanë marrë pikë këtë sezon, ndërsa Manchester City u ndal sërish dje. 

Trajneri Jurgen Klopp ka bërë me dije formacionin që do të zbresë në fushë, në orën 17:30. Nuk ka ndryshime në formacionin titullar, pasi Klopp vazhdon t’i besojë Mane, Salah dhe Firminos në sulm. Chamberlain po fiton vendin e tij në formacion, pasi e nis nga minuta e parë. 

Manchester United zbret me një detyrë të vështirë në fushën e lojës. Ekipi i Manchesterit nuk ka yllin e momentit Rashford. Ai u dëmtua në Kupë dhe nuk mund të luajë. Martial dhe James do të jenë sulmi i ekipit të Solskjaerit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit