Formacionet: Lerda lë “gjeneralin” në stol, Luftëtari dënon më të mirin

3 Nëntor 2019
16:34
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani do të luajë kundër Luftëtarit prej orës 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të kuqtë do të mundohen që të marrin maksimumin në këtë përballje që të dalin të vetëm në krye, pasi momentalisht janë me pikë të barabarta me Kukësin. 

Trajnerët kanë publikuar formacionin dhe ka pak ndryshime. Lerda i beson 3-5-2 të tij me Bitrin, Boldorin dhe Belicën, ndërsa Trashi dhe Idrizaj nga krahët. Mesfusha përbëhet nga Mala, Broja dhe Cordeiro, ndërsa Bardhi dhe Çinari në majë të sulmit. Luftëtari vjen me ndryshime, duke qenë se nuk luan Realdo Fili. Sulmuesi është dënuar nga klubi dhe nuk është grumbulluar. 

KATEGORIA SUPERIORE
E diel, më 3 nëntor 2019, ora 17:00
Partizani-Luftëtari

Partizani: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Idrizaj, Trashi, Cordeiro, Mala, Broja, Çinari, Bardhi. Trajner: Franco Lerda
Luftëtari: Paiteris, Isufi, Lala, Kukaj, Qato, Açka, Rapo, Hyseni, Dragoshi, Lika, Dushkaj. Trajner: Giorgios Marantas

Lajme të tjera

Lajmet e fundit