Formacionet: Low eksperimenton me Gjermaninë, 90 minuta vendimtare për Bale

19 Nëntor 2019
20:05
Eraldo Harlicaj
back button

Gjermania do të luajë kundër Irlandës së Veriut në ndeshjen e fundit të kualifikuesve për Euro2020. Trajneri Joachim Low ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në ndeshjen e fundit të grupit. Gjermania është e kualifikuar, ndërsa bie në sy që Ter Stegen do të luajë si titullar nga minuta e parë. Tekniku ka zgjedhur një 4-2-3-1 me Kimmich dhe Kroos para mbrojtjes, ndërsa në sulm do të luajë Gnabry.  

20:45/ Gjermani – Irlandë e Veriut

Gareth Bale do të luajë sërish nga minuta e parë për Uellsin. Sulmuesi i Realit u kthye nga dëmtimi për kombëtaren, ndërsa për klubin madrilen nuk sakrifikoi. Një situatë e tillë nuk i pëlqen askujt në Spanjë, por Bale është kapiten i Uellsit dhe do të mundohet që të kualifikojë kombëtaren e tij në Euro2020. Uellsi ka një ndeshje për jetë a vdekje kundër Hungarisë dhe ishullorëve u bën punë vetëm fitorja, barazimi kualifikon Hungarinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit