FORMACIONET: PSG rigjen yjet, Man. United e copëtuar

20 Tetor 2020
20:13
Eraldo Harlicaj
back button

PSG do të luajë kundër Manchester United në atë që mund të quhet dhe kryesfida e mbrëmjes në Champions League. Të dy skuadrat kanë publikuar “Luftëtarët” e tyre që do të jenë përballë mes tyre prej orës 21:00.

Kampionët e Francës kanë rikthime të rëndësishme, pasi Neymar dhe Di Maria do të luajnë nga minuta e parë. Mesfusha nuk ndryshon me Pereiran, Herreran dhe Gueye, të kushtëzuar dhe nga dëmtimet e shumta, ndërsa Diallo dhe Kimpembe në qendër të mbrojtjes. Rikthehet dhe Kurzawa në krahun e majtë të fushës. Florenzi në të djathtë.

Manchesteri ka hedhur nga minuta e parë Martial në majë të sulmit. Ai mbështetet nga Bruno Fernandes, Rashford dhe Telles. Fredh dhe McTominay luajnë në mesfushë. Probleme dhe në mbrojtje me Tuanzeben që luan si titullar së bashku me Lindelof. Pogba e nis sërish nga stoli, ashtu si Van de Beek.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit