Formacionet: Sa shumë ndryshime te Barça, Valverde shpreson tek adoleshenti

9 Nëntor 2019
20:36
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona do të luajë kundër Celta Vigos prej orës 21:00. Ekipi katalanas duhet të fitojë pas triumfit të Realit me rezultatin 0-4, pasi humbasin kreun e renditjes. 

Trajneri Ernesto Valverde ka publikuar formacionin e ndeshjes dhe ka surpriza. Umtiti rikthehet titullar me Piquen dhe Semedonë, ndërsa vend në ekip gjen dhe Arthur. Messi do të luajë në sulm me Griezmannin dhe Ansu Fatin. Trajneri Ernesto Valverde i beson të riut dhe ul sërish në pankinë Dembelenë pas barazimit me Slavian e Pragues në Champions League. 

Junior është një tjetër emër që gjen vend te titullarët, ndërsa pjesa tjetër e titullarëve ka bërë pushim. Rotacioni është i nevojshëm në këtë fazë të kampionatit.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit