FORMACIONET: Solskjaer pret konfirmimin, United e dënuar të fitojë

9 Korrik 2020
20:41
Eraldo Harlicaj

Manchester United do të luajë kundër Aston Villes prej orës 21:15. Një sfidë që u shërben “Djajve të kuq” që të konfirmohen pas ndeshjeve të fundit dhe të vazhdojnë luftën e tyre për pjesëmarrjen në Champions League.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka publikuar formacionin e tij dhe nuk ka shumë ndryshime. Pogba dhe Bruno Fernandes kanë ndërtuar një mesfushë solide. Greenwood është kthyer në lider në ndeshjet e fundit, prandaj i riu nuk mund të mungojë.

Rashford dhe Martial mbajnë peshën e sulmit dhe duhet të gjejnë rrjetën kundërshtare. Kjo transfertë është shumë e rëndësishme për të besuarit e Solskjaerit për kreun e klasifikimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit