Formacionet e Verona-Inter: Conte lë në stol yjet, por jo “macen e zezë”

9 Korrik 2020
21:00
Denis Hakanaj
back button

Janë publikuar formacionet zyrtare të Verona-Inter, ndeshje e velfshme për javën e 31-të të Serisë A.

Ylli i Shqipërisë dhe objektiv i zikaltërve në merkato, Marash Kumbulla, do të jetë në fushë nga minuta e parë.

Për sa i takon milanezëve, Conte ka vendosur të lërë në stol Lautaro Martinez dhe Eriksen, të zëvendësuar nga Alexis Sanchez dhe Borja Valero, me këtë të fundit që është një mace e zezë për veronezët, kundër të cilëve ka shënuar 4 gola në shtatë ndeshje.

Formacionet zyrtare

VERONA (3-4-2-1): 1 Silvestri; 13 Rrahmani, 21 Gunter, 24 Kumbulla; 5 Faraoni, 34 Amrabat, 4 Veloso, 23 Dimarco; 88 Lazovic, 32 Pessina; 9 Stepinski.

INTER (3-4-1-2): 1 Handanovic; 37 Srkiniar, 6 De Vrij, 2 Godin; 87 Candreva, 77 Brozovic, 5 Gagliardini, 15 Young; 20 Borja Valero; 9 Lukaku, 7 Sanchez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit