Formacionet zyrtare: Cungu habit me skemën, Luftëtari me ndryshime në mbrojtje

1 Dhjetor 2018
13:35
Eraldo Harlicaj
back button

Luftëtari dhe Kukësi do të luajnë mes tyre prej orës 14:00, në stadiumin “Gjirokastra” të qytetit të gurtë. Ekipi verilindor vjen në këtë ndeshje pas fitores me Kamzën 0-2, ndërsa gjirokastritët pas humbjes me Teutën me rezultatin 1-0. Të dy ekipet kanë nevojë urgjente për pikë, pasi kuksianët duan t’i afrohen kreut, ndërsa gjiorkastritët t’i largohen fundit të renditjes.

Cungu ka preferuar të hedhë në fushë një formacion sulmues 3-4-3, skemë që e përdori dhe në ndeshjen ndaj Kamzës. Cuculi, Qaqai dhe Krasniqi do ta nisin si titullarë këtë sfidë, me Zguron dhe Rrumbullakun që nuk preferohen nga minuta e parë. Dzaria dhe Shkodra nga minuta e parë, ndërsa konfirmohet sërish në formacion Çyrbja.

Luftëtari ka bërë pak ndryshime, pasi trajneri Gentian Mezani ka rikthyer nga minuta e parë Jacksonin dhe Demon në vend të Rapos dhe Rapës. Një ndeshje interesante dhe e gjitha për t’u shijuar pritet të jetë ajo në stadiumin e Luftëtarit.

14:00/ Luftëtari-Kukësi
E shtunë, 1 dhjetor 2018, stadiumi “Gjirokastra”

Formacionet zyrtare:

Luftëtari: Ruçi, Demo, Janicic, Hoxha, Jackson, Aleksi, Ramadani, Rroca, Ymeraj, Miloslavjev, Shkurtaj. Tr. Gentian Mezani
Kukësi: Frashëri, Cuculi, Krasniqi, Qaqi, Maliqi, Cordeiro, Dzaria, Shkodra, Çyrbja, Et’hemi, Reginaldo. Tr.Armando Cungu


Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit