Formacionet zyrtare, ja lojtarët që do të zbresin në fushë në gjysmëfinalet e kthimit

9 Maj 2019
19:58
back button

Maurizio Sarri, si rrallëherë në Europa League, ka vendosur formacionin më të mirë në ndeshjen e fundit të sezonit në Stamford Bridge, dhe mbase më e rëndësishmja. Hazard do të jetë nga minuta e parë, po ashtu edhe Willian apo Kovacic. Higuain e nis nga stoli. 

Ndërkohë Frankfurt do të luajë me Rebic dhe Jovic që nga minuta e parë dhe pritet të jetë një kundërshtar që do t’i krijojë shumë probleme vendasve. 

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Valencia gjithashtu ka futur në fushë skuadrën më të mirë në dispozicion. Ndërsa Arsenal po ashtu do të luajë me yjet, teksa Ozil, Aubameyang dhe Lacazette do ta nisin nga minuta e parë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit