Formacionet zyrtare të Holandë-Angli, Southgate lë në stol yllin

6 Qershor 2019
19:54
Denis Hakanaj
back button

Pas Portugalisë së Cristiano Ronaldo-s, autor i një tregolëshi të mrekullueshëm, që e ka ndihmuar kombëtaren e tij të mundë Zvicrën 3-1 në gjysmëfinalen e parë, edicioni i parë i Nations League do të zbulojë mbrëmjen e sotme edhe finalisten e dytë. 

Në Estadio Alfons Afonso Henriques të Guimaraes do të përballen mbrëmjen e sotme (20:45) Holanda dhe Anglia. Fituesja e kësaj sfide do të ndeshet me Portugalinë në finalen e madhe, që do të zhvillohet më 9 qershor në Porto, ora 20:45. 

Nuk ka surpriza në formacionin zyrtar të skuadrës që drejtohet nga Koeman, ndërsa Southgate ka vendosur t'i besojë Rashford-it në sulm dhe të lërë në stol Kane.

Formacionet zyrtare

Holanda (4-3-3): Cillessen; Dumfries, de Ligt, van Dijk, Blind; F.de Jong, Wijnaldum, de Roon; Bergwijn, Depay, Babel.

Anglia (4-3-3): Pickford; Chilwell, Stones, Maguire, Walker; Rice, Barkley, Delph; Sterling, Rashford, Sancho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit