Formacionet zyrtare të PSG-City: Rikthim i rëndësishëm te francezët, Pep luan pa sulmues

28 Prill 2021
20:10
Denis Hakanaj
back button

PSG dhe Manchester City do të përballen në Parkun e Princave për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Rikthehet Marquinhos nga minuta e parë për Mauricio Pochettino. Braziliani ishte ndalur nga një dëmtim serioz dhe ka qenë në dyshim deri pak orë para ndeshjes.

Verratti, Neymar dhe Di Maria do të mbështesin në sulm Mbappe.

Asnjë surprizë te Manchester City, me Pep Guardiola-n që ka vendosur t’i besojë asaj që gjatë këtyre muajve ka rezultuar të jetë skuadra më e mirë: Walker dhe Cancelo do të luajnë në krah të dyshes Stones-Das.

Bernardo Silva do të bëjë rolin e 9 false përpara, i mbështetur nga Mahrez, De Bruyne dhe Foden.

Formacionet zyrtare

PSG (4-2-3-1): Keylor Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Bakker; Paredes, Gueye; Di Maria, Verratti, Neymar; Mbappe.

MANCHESTER CITY (4-2-3-1): Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; Rodri, Gundogan; Mahrez, De Bruyne, Foden; Bernardo Silva.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit