Formacioni: Atalanta “kursen” Gjimshitin, Dermaku rikthehet si titullar!

28 Korrik 2020
18:52
Eraldo Harlicaj
back button

Atalanta do të luajë kundër Parmës për ndeshjen e vlefshme për Serie. Takimi do të luhet në orën 19:30, ndërsa skuadra e Gasperinit nuk duket shumë e interesuar për sfidën e sotme.

Bergamezët e kanë arritur qëllimin e tyre, pjesëmarrjen në Champions dhe kanë pushuar thuajse të gjithë titullarët. Gjimshiti nuk do të luajë nga minuta e parë duke i lënë vend Caldarës. Palamino, Zapata dhe Papu Gomez do të jenë në fushë.

Parma nga krahu tjetër për ndeshjen e sotme i ka besuar Kastriot Dermakut. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi do të rikthehet në fushë si titullar. Ai ka bërë mirë në sezonin e tij të parë me Parmën duke i tejkaluar pritshmëritë e të gjithëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit