FORMACIONI: Liverpooli ndjek rekordin, Shaqiri bëhet i gjallë

11 Korrik 2020
15:06
Eraldo Harlicaj

Liverpooli ka fituar titullin kampion dhe tashmë luan në Premier League vetëm për rekordin e pikëve të grumbulluara gjatë një sezoni. “Redsat” kanë 92 pikë dhe me 4 ndeshje të mbetura mund të arrijnë shifrën e 100 pikëve, rekord i mbajtur nga Manchester City.

Takimi i radhës kundër Burnleyt mund të shërbejë mjaft mirë për diçka të tillë. Ekipi i trajnerit Jurgen Klopp do të zbresë në fushë në orën 16:00 në Anfield, ndërkohë që ka publikuar dhe formacionin titullar të sfidës.

Klopp ka hedhur formacionin më të mirë, në përjashtim të Alexander-Arnold. Henderson dhe Millner janë të dëmtuar, ndërsa Shaqiri grumbullohet dhe e nis nga stoli. Mane, Salah dhe Firmino nga minuta e parë. Mesfusha i besohet Wijnaldum, Fabinhos dhe Jones.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit