FORMACIONI: Man. United në superformë, Solskjaer zbulon titullarët

13 Korrik 2020
20:08
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United do të presë në shtëpi Southampton prej orës 21:00. Ekipi i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer po kalon një formë shumë të mirë dhe kërkon që të arrijë kualifikimin në Champions League.

Trajneri norvegjez ka publikuar formacionin e tij dhe duket se nuk ka ndryshuar thuajse asgjë. Ai i beson sërish Pogbasë dhe Bruno Fernandesit në mesfushë, së bashku me Matic.

Sulmi mbetet i pandryshuar me Greenwood në mbështetje të Rashford dhe Martial. “Djajtë e kuq” janë në vendin e pestë dhe pas vendimit ndaj Manchester City-t duhet të kapin vendin e katërt që mbahet nga Leicester.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit