Formacioni: Milani me shtatë mungesa, Pioli vendos për Zlatan

18 Janar 2021
19:59
Eraldo Harlicaj
back button

Seria A do të mbyllet me një ndeshje shumë të rëndësishme ndërmjet Cagliarit dhe Milanit. Kuqezinjtë duhet të ruajnë diferencën me Interin, pasi zikaltrit fituan me Juventusin me rezultatin 2-0.

Trajneri Pioli ka hedhur formacionin e tij më të mirë, ndërsa lajmi i mirë është aktivizimin i Zlatan Ibrahimovicin. Suedezi do të luajë nga minuta e parë dhe në kampionat.

Milani ka probleme, pasi trajneri Pioli ka 7 mungesa në ekip. Gabbia dhe Bennacer janë të dëmtuar, ndërsa Krunic, Rebic, Calha dhe Theo janë pozitiv me Covid-19, Leao është i skualifikuar.

Ibra do të ketë mbështetjen e Hauge, Brahim Diaz dhe Castillejo. Mesfusha me Tonalin dhe Kessie. Dalot merr vendin e Theos në formacion.

Cagliari (4-3-2-1): Cragno; Zappa, Ceppitelli, Godin, Lykogiannis; Marin, Nainggolan, Duncan; Pereiro, Joao Pedro; Simeone
Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Dalot; Kessie, Tonali; Castillejo, Brahim Diaz, Hauge; Ibrahimovic

Lajme të tjera

Lajmet e fundit