Formacioni: Napoli i beson Hysajt, Parma zbulon një talent shqiptar

20 Shtator 2020
11:49
Eraldo Harlicaj
back button

Serie A do të nisë ditën e sotme me ndeshjen shumë interesante ndërmjet Parmës dhe Napolit që do të luhet në orën 12:30. Trajneri Gennaro Gattuso ka hedhur formacionin e tij më të mirë dhe si titullar e nis Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shqiptar do të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Mario Rui do ta nisë nga stoli. Koulibaly luan nga minuta e parë duke hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm. Mertens dhe Insigne luajnë nga minuta e parë, ndërsa Amir Rrahmani e nis nga stoli.

Parma çudit me zgjedhjet e saj të ekipit. Mbrojtësi shqiptar Kastriot Dermaku do ta nisë nga stoli si zakonisht, por klubi italian na servir një talent shqiptar. Mesfushori Redi Kasa është grumbulluar në ekipin e parë. Ai është vetëm 19 vjeç dhe është rritur në akademinë e Parmës. Kasa është një emër i panjohur në Shqipëri, ndërsa duket se do të kemi një tjetër emër të rëndësishëm në të ardhmen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit