Formacioni: Pochettino me fat, PSG shpalos artilerinë e rëndë!

22 Janar 2021
20:19
Eraldo Harlicaj
back button

PSG do të luajë kundër Montpellier prej orës 21:00. Trajneri Mauricio Pochettino ka hedhur në fushë ndoshta për herë të parë këtë sezon një ekip të kompletuar.

Di Maria, Neymar, Mbappe dhe Icardi do të luajnë nga minuta e parë në sulm. Thomas Tuchel nuk e kishte luksin që t’i kishte së bashku, pasi ishin të prekur nga dëmtimet ose nga COVID-19.

Kampionët e Francës duhet të djersisin më shumë këtë sezon, pasi kanë një konkurrencë më të madhe. Janë disa ekipe që po garojnë fort me ta për titullin kampion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit