Formacioni: Setien e nis me revolucion te Barca, sa shumë ndryshime!

19 Janar 2020
20:05
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona do të luajë kundër Granadas sonte në Camp Nou, në orën 21:00. Ndeshja e debutimit për trajnerin e ri Setien. Numri një i stolit e ka nisur aventurën e tij të re me ndryshime të shumta te titullarët. 

Portieri Ter Stegen do të rikthehet në portë, ndërsa në mbrojtje ka një ndryshim të rëndësishëm. Umtiti do ta nisë nga minuta e parë, ndërsa Lenglet është ulur në stol. 

Ndryshime dhe në mesfushë, pasi Setien ka aktivizuar Busquets, po ashtu Vidalin dhe Rakiticin. Sulmi i besohet Messit dhe Griezmannit, surpriza e madhe? Ansu Fati nga minuta e parë e ndeshjes. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit