FORMACIONI: Shansi i artë për Chelsean, Lampard ndryshon titullarët

14 Korrik 2020
20:35
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea ka një shans shumë të mirë të “blindojë” vendin e tretë. Blutë e Londrës do të luajnë kundër Norwich prej orës 21:15 dhe mund të blindojnë  pozicionin e tyre për pjesëmarrjen në Champions League.

Trajneri Frank Lampard ka publikuar formacionin titullar dhe ka disa ndryshime të rëndësishme. Abraham do ta nisë nga stoli, ndërsa nga minuta e parë në sulm do të luajë Oliver Giroud. Francezi duhet të nxjerrë ekipin e tij te goli.

Willian dhe Pulisic do të jenë në krah të tij. Odoi dhe Pedro do ta nisin nga stoli, ndërsa Kovacic rikthehet si titullar. Blutë nuk kanë asnjë justifikim kundër Norwichit që ka prerë biletën për Championship.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit