Formacioni: Zidane ul në stol yllin e ekipit, Reali me surpriza

18 Janar 2020
15:05
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi do të luajë kundër Sevillas prej orës 16:00. Ekipi madrilen duhet të fitojë për të vazhduar kryesimin me skuadrën e Barcelonës, ndërsa në krahun tjetër madrilenët do të zbresin me disa surpriza sot prej orës 16:00. 

Trajneri Zidane i ka besuar sërish Luka Jovicit. Benzema është kthyer, por nuk është ende gati fizikisht. Lucas Vazques preferohet si titullar në krah të sulmit përpara Viniciusit, ndërsa Bale nuk është grumbulluar. 

Mesfusha nuk ndryshon me Kroos, Modric dhe Casemiro. Valverde është me karton të kuq, ndërsa Isco do ta nisë këtë ndeshje nga stoli.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit