FORMACIONI ZYRTAR: 7 MUNGESA, Pioli “sajon” titullarët për Veronën!

7 Mars 2021
14:09
Telesport
back button

Milan do të luajë përballë Veronës, në një ndeshje që pritet të jetë shumë e vështirë. Kuqezinjtë kanë mungesa të mëdha, ku Ibrahimovic, Rebic, Calhanoglu, Bennacer dhe Mandzukic janë të dëmtuar.

Si të mos mjaftonin këto mungesa thelbësore, listës i shtohen edhe Theo Hernandez dhe Daniele Maldini. Në formacionin zyrtar të kuqezinjve bie në sy edhe aktivizimi i Tomorit, që rikthehet si titullar, së bashku me Romagnolin në qendër të mbrojtjes.

Në vend të Theos në mbrojtje luan Dalot, ndërsa vendin e Tonalit e merr Meite, me italianin që ka lodhje muskulore dhe e nis nga stoli. Në sulm luan Leao, ndërsa pas tij treshja Saelemaekers-Krunic-Castillejo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit