Formula 1 dyfishon garat në Europë, gati kalendari me 16 gara

25 Qershor 2020
12:46
Gentian Spiri

Formula 1 pritet të publikojë ditët në vijim kalendarin e dytë të garave të sezonit 2020. Deri më tani janë konfirmuar 8 garat e para, që nisin më 5 korrik në Zeltweg (Austri) dhe mbyllen më 6 shtator në Monza (Itali).

Sipas mediave italiane edhe gara e nëntë do të jetë në Itali, me shumë gjasa në Mugello. Madje Italia mund të presë edhe një garë të tretë, në pistën e Imola, ndërkohë që pistat e tjera që do t’i shtohen kalendarit janë ato të Portimao (Portugali) dhe Hockenheim (Gjermani).

Të gjitha garat do të zhvillohen pa tifozë për shkak të koronavirus. Vështirë se këtë vit do të shohim gara në Amerikën e Veriut apo atë Latine, por dy apo 3 gara mund të zhvillohen në Abu Dhabi, ku do të mbyllet ky sezon.

Pritet që në total të jenë 16 gara, por numri edhe mund të rritet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit