Formula 1 i hap dyert Vettel pas tërheqjes nga garat, i ofron një detyrë si drejtues

8 Gusht 2022
9:43
Telesport
back button

Lamtumira e Sebastian Vettel nga Formula 1 shkaktoi një tërmet, teksa nisi merkato e ethshme pilotësh, që solli edhe lëvizje të tjera. Vendimi i Vettel befasoi të gjithë, por 4 herë kampioni i botës në Formula 1 mund të vijojë të jetë pjesë e këtij sportii.

Presidenti i Formula 1, Stefano Domenicali, i ka lënë dyert e hapura për një të ardhme të pilotët gjerman në këtë sport. Sipas Domenicali, piloti gjerman mund të marrë një detyrë menaxheriale në të ardhmen, duke parë përvojën e madhe që ai ka në garat e Formula 1.

Kemi diskutuar për të ardhmen e tij. Sebastian do të jetë gjithnjë pranë sportit tonë dhe duam që kjo lidhje të vazhdojë më gjatë. Nëse kemi ide të përbashkëta dhe nëse dëshiron të jetë pjesë e sistemit tonë, është i mirëpritur”, u shpreh Domenicali.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit