“Formula 1 ka shumë talente, por nuk kanë fituar aq sa unë”

21 Janar 2019
19:49
Telesport
back button

Në Botërorin 2019 të Formula 1 do të mungojë një nga pilotët më të mirë dhe karizmatik të 15 viteve të fundit, spanjolli Fernando Alonso. Ai vendosi të largohet nga ky sport, për të nisur një aventurë të re, në garat Indy. Në karrierën e tij, ai ka fituar 2 tituj kampionë bote, por aventura që kishte si te Ferrari ashtu dhe te McLaren nuk dha rezultatet që ai shpresonte.

Fernando Alonso te Ferrari

Kur në vitin 2010 zgjodha të pilotoj makinën Ferrari, jam 100% i sigurtë se të njëjtën gjë do të kishin bërë të gjithë pilotët që do kishin marrë atë ofertë. Edhe në vitin 2015, kur ika te McLaren, 9 nga 10 pilotë do të kishin vepruar si unë. Edhe pse nuk fitova më asnjë titull nuk jam aspak i penduar për zgjedhjet që kam bërë. Kam marrë vendimin e duhur në momentin e duhur”, tha Alonso.

Fernando Alonso te McLaren

Jam i lumtur, pasi kam fituar 2 tituj kampionë, jam ngjitur në podium 97 herë, rezultate që nuk i kanë arritur shumë pilotë në Formula 1. Kam patur shumë shokë skuadre, si Nico Hulkenberg, i talentuar, por që nuk ka fituar kurrë. Po ashtu, kam patur shumë shokë skuadre, që asnjëherë nuk janë ngjitur në podium”, u shpreh Fernando Alonso.

Nga sezoni i fundit, i vetmi pilot i kënaqur është Lewis Hamilton. Mos harroni që edhe Vettel ka vite që nuk fiton. Gjithashtu, Verstappen nuk ka asnjë titull, ndërsa Ricciardo ka shumë talent, por asnjë titull. Ndoshta nuk kanë patur fat, por Formula 1 funksionon në këtë mënyrë. Për një si unë që vjen nga veriu i Spanjës, që ka fituar dy tituj kampione bote, ky sport ka qenë fantastik”, tha Alonso.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit