Formula 1 me shifra rekord shikueshmërie, ja gara më e ndjekur e 2018-ës

19 Janar 2019
17:55
Telesport
back button

Numri i fansave të Formula 1 që shohin garat përmes televizorit apo rrjeteve sociale është rritur ndjeshëm. Liberty Media, kompania që kontrollon aksionet e Formula 1, ka publikuar sot disa statistika të sezonit 2018 të këtij sporti. Sipas tyre, F1 është sporti që ka pësuar rritjen më të madhe në rrjetet sociale.

Në vitin 2018, në 11 garat e Formula 1 kanë qenë 490.2 milionë spektatorë unikë të garave të automobilizimit, një rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Në total, garat e Formula 1, në të gjithë botën janë ndjekur nga 1.775 miliardë njerëz. Brazili, Gjermania e Italia kanë numrin më të madh të tifozëve. Habit Gjermania, pasi aty garat e F1 janë transmetuar vetëm me pagesë (PPV, pay per view-paguaj për ta parë).

Gara më e ndjekur e vitit 2018 ka qenë ajo e Montekarlos, që ka tërhequr vëmendjen e 110 milionë spektatorëve, 10% më shumë krahasuar me një vit më parë. Edhe shikueshmëria në rrjetet sociale të fansave të Formula 1 është rritur me 53% krahasuar me vitin 2017, me 18.5 milionë fansa më shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit