Formula 1 merr vendimin, ja çfarë ndodh nëse rishfaqet koronavirus

3 Qershor 2020
9:40
Telesport
back button

Formula 1 do të nisë sezonin më 5 korrik nga Austria. Liberty Media dhe FIA kanë arritur marrëveshjen, duke miratuar edhe protokollin e sigurisë që do të përdoret nga të gjithë gjatë fundjavës. Gjithçka bëhet që ky sezon të jetë sa më i sigurt dhe prioritet do të ketë shëndeti i të gjithëve.

Chase Carey, presidenti i Formula 1, duke folur për sezonin 2020 dhe frikën se mos koronavirus prek këtë sport, tha: “Kemi mbështetur skuadrat që të marrin masa të forta sigurie. Në rast se ndonjë person del pozitiv me koronavirus, ai do të vihet menjëherë në karantinë në hotel dhe do të zëvendësohet nga një person tjetër”.

Carey konfirmon se këtë herë sezoni nuk do të ndalet, referuar situatës që u krijua në mars në Australi, kur një ditë para provave zyrtare një person i McLaren doli pozitiv dhe u anullua gara. “Nëse një person del pozitiv, gara nuk do të ndalet, sezoni nuk do të ndalet sërish”, tha Carey.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit