Formula 1 në alarm, rikthehet monotonia e mungojnë parakalimet, gati revolucioni

24 Mars 2023
8:48
Telesport
back button

Dy garat e para sezonale të Formula 1 kanë lëshuar një këmbanë të fortë alarmi, se ky vit do të jetë i mërzitshëm për këtë sport. Parakalimet kanë rënë ndjeshëm dhe në pistë mungon spektakli, teksa dominimi i Red Bull është i madh. Ndërkohë që, një vit më parë, kishim më shumë duele dhe rivalitet në pistë.

Këtë sezon nuk mendohet më për fitoren e garës, ajo duket se do t’i takojë vetëm Red Bull, ndaj spektakli mungon. Edhe pse u bënë disa modifikime në rregullore, duke ngritur makinat me 15 milimetra, për të evituar “porpoising”, sërish pista po tregon probleme në lidhje me parakalimet, që janë me pikatore.

Sipas “Auto Motor”, FIA po studion disa ndryshime të ndjeshme në rregullore, si shtimi i zonave DRS dhe gjatësisë në pistë ku mund të përdoret ajo. Por priten modifikime edhe në aspektin teknik, me shpresën që të limitojnë dominimin e Red Bull dhe t’u japin mundësi skuadrave të jenë më të shpejta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit