Formula 1, pole position dhe rekord për Hamilton

1 Gusht 2020
16:23
Denis Hakanaj
back button

Pole position dhe rekord për Lewis Hamilton, i cili do ta nisë nga vendi i parë garën e nesërme për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe.

Britaniku ka siguruar pole position numër 91 në karrierë dhe ka vendosur një rekord të ri në cirkuitin e Silverstone me kohën 1’24”303.

Në vendin e dytë është renditur Bottas, në të tretin Verstappen, që në radhën e dytë do të ketë në krah SF1000 e Leclerc, por ky i fundit rrezikon të penalizohet për një dalje të pakujdesshme nga bokset.

Sebastian Vettel do ta nisë nga vendi i dhjetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit