Formula 1 zhytet në krizë financiare, pak të ardhura dhe bilanc negativ

12 Gusht 2020
8:33
Telesport
back button

Shtyrja e kampionatit të Formula 1 nga marsi në korrik për shkak të pandemisë së Covid-19 ka qenë katastrofik për financat e këtij sporti dhe sidomos për Liberty Media, kompaninë që drejton Formula 1. Të ardhurat e këtij sporti në 3-mujorin e dytë të 2020-ës kanë qenë qesharake, vetëm 20 milionë euro.

Një shumë shumë e ulët krahasuar me 3-mujorin e dytë të vitit të kaluar, ku të ardhurat ishin 527 milionë euro. Pra, një ulje e të ardhurave me 96% ose 507 milionë euro më pak.

Edhe bilanci është mjaft negativ, teksa në tremujorin e dytë Formula 1 e mbylli me 116 milionë euro humbje. Ndërkohë që, në të njëjtën periudhë të një viti më parë, bilanci ishte 12 milionë euro fitim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit