Formula 1 zyrtarizon garat sprint për vitin tjetër, ja pistat ku do të garohet ditën e shtunë

6 Dhjetor 2023
9:57
Telesport
back button

Edhe vitin 2024 do të jenë 6 garat sprint që do të zhvillohen përgjatë gjithë sezonit. Lajmin e zyrtarizoi sot Formula 1, që konfirmoi edhe pistat ku do të garohet si ditën e shtunë ashtu dhe atë të diel.

Garat sprint do të zhvillohen në Kinë, Majemi, Austri, Amerikë, Brazil dhe Katar. Për garën e Austrisë (pista e Spielberg) dhe atë të Brazilit (pista e San Paolo), kjo është hera e tretë që organizojnë garën sprint.

Për pistat e Austin (Amerikë) dhe Losail (Katar) do të jetë hera e dytë si dhe hera e parë për garat e Kinës dhe Majemit. Garat sprint, të gjata 100km, organizohen për t’i dhënë më shumë argëtim publikut.

Pilotët që renditen në tetë vendet e para marrin pikë në garën sprint. Edhe këtë vit garat sprint ishin gjashtë, një risi kjo që është aplikuar për herë të parë në vitin 2021.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit