Formula e ikonës, lufta me Serbinë, derbi me Inter dhe amalgami me të rinjtë: Boban rrëfehet para supersfidës së Milan

16 Shtator 2019
21:03
back button

Gjatë një eventi të zhvilluar këtë të hënë, legjenda e Milan, Zvonimir Boban, tashmë në rolin drejtues në klubin kuqezi ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoëeb”, në të cilën ka zbuluar një mori detajesh, duke bërë komentin e tij edhe për derbin e të shtunës me Inter.

“Si bëhesh ikonë? Kam punuar shumë, me shumë pasion, familja ime më dha adresën e shkollës, në anën tjetër shpesh gjen urrejtje dhe paragjykim mbi futbollistët. Jam ndërtuar me leximin dhe me dijen. Ka edhe botë tjetër veç topit, dhe desha ta njoh, sidomos pas karrierës, sepse futbollistët jetojnë një jetë virtual. Me të mbaruar, duhet të lësh gjithçka pas, duhet vullnet, punë dhe lexim”.

Lufta? “Është një absurditet që tani është banale të japësh mësime. Një luftë mes vëllezërish, ku flasim të njëjtën gjuhë, tani 20 vite më pas jemi përmirësuar, edhe falë sportit. Me Savicevic për shembull kemi bërë ushtrinë bashkë, frekuentohesh me këta njerëz. Serbët i kam ndjerë gjithmonë pranë, më pas ndodhi diçka e tmerrshme, por duhet të ecim përpara dhe të ndërtojmë një vëllazëri edhe më të fortë”.

Derbi? “Pikët u bën, shpresonim të ishim më përpara, por është një proces, një fillim, edhe Inter do të përmirësohet me kohën. Inter është disi më favorite se ne, ndonëse gjithçka është e hapur, 50 me 50. Duhen kontrolluar emocionet e një derbi. Një çmim të cilin e kam paguar edhe unë. Derbi përfaqëson diçka tjetër nga ndeshjet e tjera”.

Përshtatja e futbollistëve të rinj? “Nevojitet pak kohë, më pas ata të mirët kuptohen gjithmonë mes tyre. Disa herë pas dy stërvitjesh ndjen se ka sintoni mes disa futbollistësh. Inter bën një modul të vërtetë 3-5-2, një system më të thjeshtë krahasuar me atë me 4 mbrojtës pas. Është më e lehtë të krijosh amalgam në sistemin e lojës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit