Foto/10 ditë nga Olimpiada, “Pekin 2022” nën masa të rrepta sigurie dhe protokolli anti-Covid

25 Janar 2022
10:31
Telesport
back button

Pas 10 ditësh (4 shkurt), në Kinë do të nisin Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022”. Një Olimpiadë që do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për shkak të pandemisë Covid-19.

Të gjithë sportistët që kanë mbërritur në Kinë po zbatojnë masat e rrepta anti-Covid që ka ky vend, ndërkohë që të gjithë duhet të jenë të vaksinuar për të marrë pjesë në gara.

Fshati Olimpik si dhe ambientet sportive ku do të zhvillohen garat janë kthyer në “flluska” ku është e pamundur të depërtosh e ku siguria është në maksimum. Të pranishëm një numër i reduktuar fansash, të përzgjedhur.

Masat anti-Covid janë në maksimum për shkak të variantit Omicron, që është shfaqur edhe në Kinë. Të gjithë dueht të mbajnë masa dhe do të testohen deri në dy herë në ditë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit