FOTO – Ish-sulmuesi ekzekutohet me 7 plumba!

16 Korrik 2019
11:06
back button

Dy persona me motor kanë ekzekutuar në mënyrë mafioze ish-futbollistin Marc Batchelor në Johanesburg, të Afrikës së Jugut.

Batchelor ka luajtur për dy skuadrat më të mëdha të vendit afrikan, fillimisht me Bafana Bafana dhe më pas tek rivalët e Kaizer Chiefs, por ka luajtur edhe me ekipe të tjera si Orlando Pirates dhe Mamelodi Sundowns.

Pasditen e së hënës, rreth orës 19:00 ai është ekzekutuar në makinën e tij me 7 plumba që shpuan tejpërtej xhamin e makinës së tij dhe një tjetër e shtënë që u ndal në derë, para shtëpisë së tij.

Motivet e kësaj ngjarje ende nuk janë zbuluar dhe policia bëri me dije se deri tani nuk ka asnjë të dyshuar. Ndërkohë në fotot e para duket qartë sulmi i bërë nga atentatorët dhe trupi i pajetë i ish-futbollistit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit