Foto: La në baltë Partizanin, Solomon prek tifozët me fjalët e tij

24 Gusht 2019
17:26
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani nuk e nisi si duhet kampionatin, pasi humbi ndeshjen e parë ndaj Kukësit me rezultatin 1-0. “Demat” u lanë në baltë dhe nga sulmuesi Theophilus Solomon. 

Nigeriani u aktivizua në pjesën e dytë nga trajneri Franco Larda, por la shenjë vetëm për keq. Ai goditi me kokë Lulajn që ra pre e provokimit të tij duke e shtyrë me duar dhe të dy u ndëshkuan me karton të kuq në minutën e 62′. 

Sulmuesi ka kërkuar falje me anë të një shkrimi në “Instagram”. “U kërkoj falje trajnerëve, skuadrës dhe tifozëve. Më falni për atë çfarë ndodhi në ndeshjen e djeshme, isha i fokusuar në ndeshje dhe nuk kisha qëllim që të merrja karton të kuq. Më vjen vërtetë keq dhe shpresoj që do të më falni dhe të përqëndrohemi te ndeshjet e radhës”, – shkruan ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit