Foto: Një rrugë me emrin e kampionit të Partizanit, çmenduri për të riun!

4 Janar 2020
14:50
Eraldo Harlicaj
back button

Emrat e rrugëve shpeshherë janë bërë shkak për batuta, mjafton të kujtojmë Kamzën dhe çmendurinë kolektive të Bashkisë në përzgjedhjen e tyre. Një ndodhi tjetër e çuditshme vjen nga Kosova, aty ku në Mushtishtë, Esat Mala ka marrë emrin e një rruge. 

Fotoja është shpërndarë në rrjetet sociale nga zyrtarë të Ballkanit dhe ky i fundit ka komentuar duke falenderuar ish-drejtuesit e tij. Mala po vuan te Partizani, pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe klubi nuk e ka përfshirë në skuadër. 

Kontrata e tij skadon në qershor dhe duket se nëse nuk gjen skuadër në janar, do të vuajë tribunën dhe mund të humbasë shumë në aspektin e karrierës. Duke parë moshën e tij, vetëm 21 vjeç, një nderim i tillë është pak i çuditshëm, ose shumë i çuditshëm. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit