Video: Pritja madhështore për Liverpoolin, tifozët dhurojnë spektakël

12 Maj 2019
15:26
Eraldo Harlicaj
back button

Shpresa vdes e fundit! Liverpooli përjetoi një rikthim magjik ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions Leagues, ndërsa shpreson që zotat e futbollit të jenë me ta dhe në Premier League. 1 pikë i ndan "Redsat" nga Manchester City në javën e fundit të kampionatit. 

Ekipi i Jurgen Klopp duhet të mposhtë Wolves, ndërsa i kanë shpresat te Brighton. Këta të fundit duhet të ndalin Cityn në shtëpi, minimalisht t'i marrin një barazim. 

Ky kampionat është ndër më të bukurit e historisë së Premier Leagues, ndoshta më i bukuri, pasi asnjëherë dy skuadrat kryesuese nuk e kanë mbyllur me kaq pikë në total dhe nuk kanë ndjekur njëra-tjetrën kaq gjatë me 1 pikë diferencë. 

Tifozët e Liverpoolit i kanë dhuruar skuadrës një pritje magjike në momentin që ekipi ka zbarkuar në "Anfield". Në sytë e tyre janë kampionë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit