Foto: Shqetësimet e Sadikut, sulmuesi u jep fund dilemave

21 Mars 2019
11:20
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Armando Sadiku pati shqetësime në seancën stërvitore të paradites ditën e mërkurë. Elbasanasi nuk arriti të mbaronte stërvitjen dhe e la në mes për shkak të problemeve fizike që përjetoi. Frikë e madhe duke qenë se alternativat në sulm për trajnerin Christian Panucci janë të limituara. Bekim Balaj ka probleme fizike, ndërsa Rey Manaj nuk u lejua t'i bashkohej skuadrës, pasi Albacete nuk dha leje 

Stafi mjekësor ka realizuar të gjitha analizat e nevojshme dhe është informuar se sulmuesi i Luganos do të jetë gati. Lojtari rikthehet në kombëtare pas një dëmtimi të rëndë në gju, por duket se do ta nisë nga minuta e parë takimin ndaj Turqisë.

Ai e ka konfirmuar se është gati me një foto të shpërnadarë në "Facebook"-un e tij personal. 27-vjeçari ka postuar dy foto ku po stërvitet në stadiumin "Loro Boriçi" dhe shkruan: "Gati për nesër. Shqiponjat gati për të fluturuar". Një lajm pozitiv për trajnerin Christian Panucci. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit