Foto/ Teuta-Partizani, “përplasen” në rrjetet sociale Tefik Osmani dhe Eduard Prodani

10 Dhjetor 2018
16:47
back button

Një status i gazetarit dhe opinionistit sportiv, Xhevdet Zekaj, ka shërbyer si shkak për nisjen e një debati mes mbrojtësit aktual të Teutës, Tefik Osmani dhe ish-sekretarit të FSHF Eduard Prodani. Ky i fundit ka bërë një koment, ku thekson se “Ashtu si e ka pasur traditë, dje Partizani mbushi një stadium “Të vdekur” prej vitesh si ai i Durrësit.

 E njëta gjë mund të thuhet dhe për lojtarët. Kur luajnë kundër Partizanit shkëlqejnë dhe lojtarë të zakonshëm nga cilësitë, në ndeshjen e djeshme”-thuhet ndër të tjera në komentin e Z.

Prodani. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Tefik Osmanit, i cili i kthehet duke shkruar: “Z.Eduard Prodani po të tregoj traditën e këtij stadiumi “të vdekur”, ky stadium mbushet kur ekipi ka rezultate dhe qytetarët e ndjejnë që duhet të mbështesin ekipin e qytetit të tyre”-shkruan ndër të tjera mbrojtësi. Për më tepër lexoni komentet e shkëputura nga statusi i gazetarit Zekaj.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit