Fotografia e CR7 me Bugatti-n e tij 3 milionë euro zbulon një surprizë

1 Gusht 2020
19:26
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo shijon luksin e tij.

Sulmuesi i Juventus-it ka publikuar një fotografi në Instagram ku të shfaqur i mbështetur te super makina e tij Bugatti Chiron.

Fotografia zbulon një detaj: në anën e makinës me vlerë mbi 3 milionë euro lexohet nënshkrimi CR7.

Në sfond shihet një tjetër nga makinat e tij fantastike: Mercedes-Ben Classe S.

Bugatti Chiron është një nga makinat më spektakolare që lojtari i Juventus-it ka në garazhin e tij. Me një fuqi 1.500 kuaj mund të shkojë nga zero në 100 kilometra në orë në 5 sekonda.

Ka qenë makina e parë në gjendje të arrijë mbi 400 kilometra në orë në vetëm 34.6 sekonda.

View this post on Instagram

You choose the view 😉😅

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Lajme të tjera

Lajmet e fundit