Fotoja zyrtare, Atletico Madridi përjashton ish-lojtarin e Interit

25 Tetor 2019
18:27
Eraldo Harlicaj
back button

Atletico Madridi ka publikuar foton zyrtare të sezonit 2019-20. Ekipi i trajnerit Diego Simeone duket se nuk konsideron më si pjesë të skuadrës Sime Vrsaljko. Ky i fundit u rikthye nga huazimi tek Interi, po për fatin e tij të keq është dëmtuar dhe nuk mund të luajë. 

Ai është i dëmtuar që prej shkurtit, duke qenë se u operua në gju, ndërsa pritet të rikthehet në nëntor. “El Cholo” Simeone nuk e ka federuar 27-vjeçarin dhe e ka jashtë planeve. Vrsajlko duhet të gjejë një ekip të ri që në janar. 

Në foton e publikuar ishin të gjithë afrimet e verës Kieran Trippier, Renan Lodi, Mario Hermoso, Felipe Monteiro, Hector Herrera, Marcos Llorente, Joao Felix dhe Ivan Saponjic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit