Fotolajm: Makth te Bayerni, mbrojtësi dëmtohet sërish!

21 Nëntor 2020
16:36
Eraldo Harlicaj
back button

Bayerni afroi në skuadër Lucas Hernandezin duke e konsideruar si një nga futbollistët dhe mbrojtësit më të mirë në botë. Futbollisti i kishte të gjitha gjasat për diçka të tillë, por nuk ka treguar shumë në Gjermani.

Ai ka pasur një kalvar të gjatë dëmtimesh. Problemi i fundit ndodhi në ndeshjen kundër Werder Bremen. Mbrojtësi la fushën e lojës vetëm pas 19 minutash lojë. Goretzka zuri vendin e Hernandezit. Lojtari u shoqërua nga stafi mjekësor dhe në pamje të parë duket dëmtim shqetësues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit