Franca ia ka mbyllur dyert, Benzema merr përgjigjen e papritur nga Algjeria

18 Nëntor 2019
11:17
Alfred Lleshi
back button

“Nëse mendoni se unë jam një lojtar i mbaruar, më lini të luaj me një kombëtar tjetër”. Kjo është përmbledhja e mesazhit të dërguar nga Karim Benzema për presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, e cila e ka harruar atë si futbollist prej shumë kohësh. Megjithatë, ndryshimi i kombëtares për të është i pamundur, sepse e ndalon rregullorja përkatëse e FIFA-s. Edhe Algjeria, një kombëtare tjetër, për të cilën Benzema mund të luante për shkak të origjinës, tashmë është e prenotuar plotësisht. Trajneri i saj, Djamel Belmadi, tha se është i kënaqur me repartin sulmues edhe pa Benzema: 

“Për momentin kemi Bounedjah, Slimani, Delort, Soudani… Jam i lumtur me lojtarët që kam në dispozicion për sulmin”. Fjali të kuptueshme, duke pasur parasysh që Belmadi është bërë kampion i Afrikës me atë sulm, duke shkruar historinë. Pra, me gjithë respektin e duhur për Benzema, Algjeria nuk ka vend për sulmuesin kryesor të Real Madridit. Me dyert e mbyllura edhe në vendin e origjinës, ashtu si te Franca, Benzema duket se duhet ta mbledhë mendjen përfundimisht e të përqendrohet te klubi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit