“Kam besim te Mike Maignan, do te beje punen e tij te Franca dhe eshte nje siguri per ne”, kishte thene Didier Deschamps perpara ndeshjes. Nje siguri qe i buronte nga brenda dhe qe e dinte se nuk po e deklaronte me kot… Kur Hugo Lloris vari kepucet ne gozhde, pergjegjesia bie mbi portierin e Milanit, qe kthehej pas nje demtimi shume te gjate qe e beri te qendronte jashte disa muaj…
Direkt debutim te Franca ne nje ndeshje eliminatore Europiani (me pare kishte luajtur vetem miqesore) duke treguar lidershipin dhe se tashme Franca ka nje pasues te Lloris dhe qe do te kthehet lider ne ate skuader… Penallti per Holanden dhe Depay nga pika e bardhe. Maignan e sheh ne sy dhe ben disa levizje, pastaj i kupton krahun dhe grushton, duke e kapur edhe per here te dyte topin e goditur nga sulmuesi!
Mike Maignan do të jetë numri një i Francës pas heqjes dorë nga Hugo Lloris. Një zgjedhje që i bind të gjithë, edhe nëse Fabien Barthez beson se portieri i Milanit ende duhet të dëshmojë se është kampion në nivel ndërkombëtar:
“Ai është 28 vjeç. Është mekat që humbi Kupën e Botës, nuk mund ta gjykoj në ende një nivel ndërkombëtar” tha ai në Le Parisien, kampion i botës në 1998. “Ai po fillon një aventurë të re, por nuk ka kohë për të mësuar.
Megjithatë, në tre vitet e fundit, Mike është ngjitur shkëlqyeshëm në hierarki. Ne nuk e kam parë kurrë në këtë nivel të konkurrencës, por ai është shumë i talentuar dhe ka një prani të madhe në zonën e penalltisë”.