Franca, një nga 23 kampionët e botës nxjerr medaljen e fitores në shitje

23 Maj 2020
21:15
Denis Hakanaj
back button

Pogba? Giroud? Noshta Lloris? Askush nuk e di.

E vetmja gjë e sigurt është se një kampion i botës me Francën në Botërorin e Rusi 2018 ka njerrë në ankand medaljen e tij të artë të marrë pas finales së madhe kundër Kroacisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Le Soir, por është raportuar edhe nga shumë media të tjera. Një nga 23 francezët kampionë të botës ka vendosur ta shesë meadljen e tij nëpërmjet Juliens Live, faqe e specializuar në shitjen e objekteve me rëndësi të madhe të personazheve të famshëm.

Medalja, sipas përshkrimit të saj për shitjen, ka edhe disa fraza të rëndësishme që kujtojnë sesi Botërorin në Rusi, i zhvilluar mes 14 qershorit dhe 15 korrikut, është edicioni i 11-të i organizuar në Europë, i pari në një komb të ish-Bashkimit Sovjetik.

Objekti i triumfit duket se është shitur për një shifër 66 mijë euro, 71.875 mila dollari. Kanë qenë 10 ofertat që janë bërë për të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit