Franca njofton largimin e yllit të Man.United nga kombëtarja

17 Mars 2019
22:13
back button

Federata Franceze ka njoftuar se sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial është lënë jashtë skuadrës së Francës, të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, për arsye dëmtimi.

Futbollisti 23-vjeçar luajti 90’ minuta të plota në disfatën e Manchester United në eliminimin nga FA Cup, pas humbjes së të shtunës ndaj Wolves, por ndërkohë po vuan dhimbje në gjurin e djathtë.

Martial, që është zëvendësuar në listën e Deschamps nga anësori i Atletico Madrid, Thomas Lemar, sapo ishte rikthyer nga një dëmtim i vështirë.

“Anthony Martial po vuan një dëmtim në gjurin e djathtë. Ai ndjeu sërish dhimbje në gju pas ndeshjes së të shuntës ndaj Wolverhampton”, citon komunikata e Federatës Franceze të Futbollit. Franca do të ndeshet të premten me Moldavinë, përpara se të përballet të hënën e javës së ardhshme me Islandën në dy takimet për kualifikueset e Euro 2020.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit