Franca nuk do të ndjekë shembullin e Anglisë gjatë Ramazanit. Vendim zyrtar

31 Mars 2023
18:20
Telesport
back button

Franca nuk do të ndjekë shembullin e Anglisë në periudhen e Ramazanit. Ndërsa pushimet nga agjërimi do të jepen në kushte të caktuara në Premier League dhe në kategoritë e ulëta angleze, kjo nuk do të ndodhë në fushat e Francës. Këtë e bëri të ditur Federata Franceze e Futbollit pasi u paralajmërua se pushime të tilla ishin vërejtur në vend. Një email u dërgua për këtë qëllim nga Komisioni Federal i Arbitrarëve (CFA) i udhëhequr nga Éric Borghini.

“Federata Franceze eshte vene ne dijeni mbi ndërprerjen e ndeshjeve per shkak te kohes kur agjerimi ndalon ne muajin e Ramazanit. Këto ndërprerje nuk respektojnë dispozitat e Statutit të FFF-së.

Federata dhe organet e saj të decentralizuara, si organe të ngarkuara me një mision shërbimi publik të deleguar nga shteti, mbrojnë vlerat themelore të Republikës Franceze dhe duhet të zbatojnë mjetet për të parandaluar çdo diskriminim ose cenim të dinjitetit të një personi për shkak të veçanërisht (…) të bindjeve të tij politike dhe fetare”.

FFF dëshiron të jetë e vendosur në këtë temë dhe dërgon një paralajmërim për ata që do të tundoheshin të mbyllnin sytë. “Kushdo që shkel këto dispozita do t’i nënshtrohet procedimeve disiplinore dhe/ose penale”, bën me dije më tej organi, duke kujtuar se ndalon gjatë garave të tij “çdo fjalim apo shfaqje me karakter politik, ideologjik, fetar apo sindikal”. Ramazani filloi më 22 mars dhe do të përfundojë të premten më 21 prill.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit